“Mungesa e konsesusit politik masat e Planit 3-6-9 i lë në letër”, ja çfarë thotë Osmani

“Se si do të punohet në Kuvend, ne kemi bërë përpjekje që të krijojmë konsensus politik. Konsideroj se opozita pas zgjedhjeve lokale ka kuptuar se përpjekjet për bllokadë nuk u pranuan nga qytetarët. Tashmë ndjej dhe vërej ndryshime pas zgjedhjeve lokale në këtë drejtim”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sa i takon mungesës së konsesusit politik në Maqedoni për realizimin e reformave të “Planit 3-6-9” i cili sipas pjesëtarës së Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska “masat e Planit 3-6-9 është duke i lënë në letër”, raporton Portalb.mk.

margarita-caca
Margarita Caca Nikollovska

“Nuk e di se a do të arrihen të realizohen të gjitha këto masa që parashihen në Planin 3-6-9, sepse asnjë ligj që u miratua në Qeveri dhe që parashihet në këtë Plan por që është procedurë kuvendore deri më sot nuk është miratuar. Del se masat e deritashme po ngelin vetëm në letër dhe se nuk do të arrihen të realizohen në praktikë. Duhet të punohet që edhe opozita të kuptojë thelbin e realizimit të këtyre reformave”, tha Nikollovska.

Nga ana tjetër, zëvendëkryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke u thirr në rezultatin e zgjedhjeve lokale tha se qytetarët dhe faktori ndërkombëtar dhanë mesazh se duhet konsesus politik që të realizohen Plani 3-6-9, dhe “ne apelojmë për konsesus politik deri te opozita”, tha Osmani.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

“Qytetarët dhanë mesazh se duan elitë politike që mendojnë për gjeneratat e ardhshme e jo për zgjedhjet e ardhshme. Ne tërë kohën kemi pasur frikë se si politikat tona aktuale do të reflektohen në zgjedhjet e ardhshme. Koha është që të drejtohemi në atë se si do të reflektohen veprimet tona në gjeneratat e ardhshme. Unë dhe pjesëtarë të Qeverisë jemi përpjekur që t’i kontaktojmë opozitën, përfshirë këtu edhe kryeministrin, që të arrijmë në kontakt, respektivisht që opozita të jetë pjesë e këtyre reformave. Të njëjtën e kemi kërkuar edhe nga faktori ndërkombëtar, që edhe ata të ndihmojnë në arritjen e një konsensusi politiko-shtetëror. Qytetarët dhanë mesazh, faktori ndërkombëtar po ashtu, edhe ne dërgojmë apel që të arrihet konsensus politik”, tha Osmani.

Si do të arrihet konsesusi politik dhe realizimi i ligjeve në praktikë?

Osmani tha se “vendosem që secilin ligj para se të diskutohet në Qeveri fillimisht t’i dorëzohet opozitës dhe më pas të vihet ajo në Kuvend, me qëllim që të kontribuojnë që para vënies në miratim të ligjit në fjalë”, raporton Portalb.mk.

Kalimin e propozim-ligjeve në duart e opozitares VMRO-DPMNE para se të njëjat të shqyrtohen nga Qeveria e Maqedonisë e paralajmëroi edhe kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi i cili në takim me gazetarët javë më parë tha se nuk pret debat procedural nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, debat ky që zvarriti me muaj të tërë miratimin e shumë ligjeve dhe emërimin e shumë funksionarëve shtetëror.

“Do të kërkojë që ministritë propozim-ligjet fillimisht t’ua prezantojnë deputetëve të VMRO-DPMNE-së e më pas të vihen në seancë plenare. Kjo është më mirë për të shmangur dilemat dhe debatet e panevojshme për ligjet të cilat u bënë deri më tash në seancë kuvendore të cilat zvarritën punën e Kuvendit”, tha Xhaferi.

Ndryshe, të shtunën Kuvendi i Maqedonisë debatoi për propozimin për emërimin e Prokururit Publik të Republikës së Maqedonisë. Pas elaborimit të zëvendësministrit të Drejtësisë për propozimin Lubomir Joveski të jetë prokurori i ri publik dhe pas paraqitjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimevski  seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të njoftohet në mënyrë plotësuese.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button