Papa Françesku arriti në Mjanmar

Papa Françesku arriti sot në Jangon, kryeqendrën ekonomike të Mianmarit, shtet i populluar kryesisht me budistë. Kjo është vizita e parë e një kreu të Kishës katolike në atë vend.

Rreth 30 mijë ithtarë me portrete të Papa Françeskut dhe me porosi në duar ishin renditur afër rrugës që të çon prej aeroportit deri te rezidenca e arqipeshkvit, ku do të akomodohet papa, para se nesër të vazhdojë drejt kryeqytetit Najpidau.

Vetëm 700.000 nga popullata 51-milionëshe e Mjanmarit janë katolikë. Mijëra persona udhëtuan me trena dhe autobusë nga i tërë vendi deri në Jangon për ta parë papën.

Gjatë vizitës, e cila vjen pas akuzave kundër forcave të sigurisë për “pastrim etnik” të bashkësisë myslimane Rohinxhi, papa do të bisedojë me lideren e Mianmarit, Aung San Su Çi.

Papa do të qëndrojë në Mianmar prej sot e deri më 30 nëntor, ndërkaq më pas do të niset për në Bangladesh, ku do të qëndrojë prej datës 30 nëntor deri më 2 dhjetor. Udhëtimi ishte planifikuar para eskalimit të krizës me rohinxhët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button