Intervistë me atletin Ali Shabani, kampioni nga Maqedonia që nuk ka të ndalur (VIDEO)

Ali Shabani është atlet i ri nga Maqedonia i cili ka arritur suksese të mëdha në këtë sport. Ai  është shpallur kampion i vendit në disiplinën sprint në 200 metra, ndërsa vitin e kaluar doli nën-kampion në sprint 100 metra dhe kërcim për së gjati, njofton Portalb.mk.

Para dy muajve me datë 07.10.2017 në garën “International memorial meeting Lazo Miloshevsk” që u mbajt në Maqedoni ku morën pjesë edhe Serbia, Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, ai arriti të merr çmimin e parë, ndërsa në Kampionatin Evropian Liga e 3-të që u mbajt në Maltë me 24 dhe 25 qershor të këtij viti fitoi çmimin e katërt.

Fotografi nga gara e “International memorial meeting Lazo Miloshevsk”

Fotografi nga gara e “International memorial meeting Lazo Miloshevsk”

Ali Shabani në garën Kampionati Evropian Liga e 3-të në Maltë

Ali Shabani në garën Kampionati Evropian Liga e 3-të në Maltë

Edhe pse ka dy vite që ai ushtron këtë disiplinë, ka arritur të fitojë shumë vende të para në garat ballkanike. Ka marrë mbi 20 medalje gjatë pjesëmarrjes së tij nëpër gara të ndryshime.

Shabani në një intervistë për Portalb.mk shprehet se gjithmonë e ka dashur këtë sport edhe pse më seriozisht e ka filluar para dy viteve ku edhe u regjistrua në klubin “Liria” nga Shkupi.

Kur keni filluar të merreni me këtë sport, cili ishte shkaku dhe çfarë synon të arrish?

Me atletikë kam filluar të merrem që dy vite, shkaku ishte se atletika më ka pëlqyer gjithmonë prej kur isha i vogël ku edhe pas një kohe vendosa që të merrem më seriozisht. Shkaku ishte dëshira ime e madhe për këtë sport dhe sigurisht aftësia që e posedoj. Synoj të bëhem shqiptari i parë mashkull nga Maqedonia që do të merr pjesë në Lojrat Olimpike që do të mbahen në Tokyo 2020.

Në sa gara keni marrë pjesë deri tani ?

Kam marrë pjesë në shumë gara ku më të rëndësishme ishin ato në Kampionatin Ballkanik në Turqi, në Kampionatin Evropian Liga e 3 në Maltë si dhe ne Kampionatin Evropian u23 që u realizua në Poloni.

Sa medalje keni fituar dhe cilat vende?

Kam fituar më shumë se 20 medalje dhe sigurisht kam edhe vende të para si: Në Garën internacionale që u mbajt në Shqipëri në maj të këtij viti, dhe në shumë gara të tjera këtu në Maqedoni, si dhe medalje të vendeve të tjera dhe të pjesëmarrjes.

A mendon se në vendin tonë ka kushte të mira për të zhvilluar këtë sport? 

Në vendbanimin tonë mund të themi se nuk ka aspak kushte të mira jo vetem në atletik por në asnjë lloj sporti. Përkrahje s’kemi aspak nga istitucionet gjithçka që kam arrit deri tash kam arrit pa perkrahje e askujt, përveç se të familjes dhe klubit “Liria” ku ushtroj.

 A keni menduar ta zhvilloni diku tjetër këtët sport?

Kam menduar ta zhvilloj dhe besoj se do ta zhvilloj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP