Bektеshi – Pitsiorlas: Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet lidhjes energjetike dhe infrastrukturore Maqedoni – Greqi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjatë vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar në Budapest, zhvilloi një takim joformal me zëvendësministrin e ekonomisë dhe zhvillimit të Republikës së Greqisë, Stergios Pitsiorlas.

“Në frymën e ndërtimit të marrëdhënieve dhe relacioneve miqësore fqinjësore, u shprehën pritjet për promovimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në planin ekonomik, dhe siç u theksua, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet lidhjes energjetike dhe infrastrukturore të të dy vendeve. Ministri i Ekonomisë Bekteshi tha se është interes i përbashkët që ekonomitë në të dyja vendet të shënojnë rritje, të përmirësohet cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve dhe në këtë frymë është e rëndësishme që të intensifikohet bashkëpunimi”, informon Ministria e Ekonomisë.

Gjatë takimit u vlerësua se të dy vendet në të ardhmen do të punojnë së bashku në projektet rajonale, të rëndësishme për interesin e qytetarëve të të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button