Nesër mbahet Forumi për Menaxhim me Internet në Maqedoni

Në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nesër do të mbahet Forumi për Menaxhim me Internet – IGF MKD (Internet Governance Forum Macedonia), njofton Portalb.mk.

Qëllimi i ngjarjes është ngritja e vetëdijes dhe promovimin e kuptimit të “menaxhimit me internetin”.

“Forumi për Menaxhim me Internet në Maqedoni – IGF MKD, është i përkushtuar që t’i zgjidh çështjet siç janë, qasja e lirë, infrastruktura, kualiteti i shërbimeve, përmbajtjet lokale dhe aplikacionet lokale, sigurinë kibernetike, mjedisin politik dhe rregullator, balancimin e përfaqësimit gjinor, nëpërmjet sjelljes së palëve të përfshira në një platformë për diskutim të gjerë për sfidat me të cilat përballen dhe nëpërmjet diskutimeve që të propozojnë zgjidhje”, thotë koordniatori i Forumit, Aleksandar Içoqaev.

Sipas tij, qëllimet e Forumin janë që t’i identifikojnë problemet lokale dhe t’i propozojnë zjgidhjet nëpërmjet sigurimit të mundësive për përforcim të kapaciteteve të personave të rinj dhe për to, që të identifikohen idetë e reja projektuese në bashkëpunim me ekspertët lokal dhe ndërkombëtarë, të ndahen dituri dhe përvoja, por edhe të ndihmohet në krijimin e platformës së gjerë për diskutimin e çështjeve të menaxhimit me internetin në Maqedoni.

Ndryshe, Forumi për Menaxhim me Internet – IGF në fakt është pjesë e strukturës vertikale të IGF globales, e cila është në korniza të Kombeve të BASHKUARA. Ajo është e hapur, gjithëpërfshirës dhe ka hapësirë joformale për dialog për çështje të menaxhimit me internetin, nëpërmjet të gjitha palëve të përfshira në shoqëri.

“IGF është forum i rëndësishëm ku përfaqësuesit e shoqërisë civile, industrisë, komunitetit teknik dhe bartësve të vendimeve në mënyrë të barabartë diskutojnë për sfidat kyçe lidhur me menaxhimin me internetin. Me mandat të Kombeve të Bashkuara, natyra joformale e IGF-së promovon, këmbim gjithëpërfshirës dhe të menjëhershëm të ideve për çështje të rëndësishme dhe politika, të cilat janë të rëndësishme që interneti të bëhet resurs global i qasshëm për të gjithë”, thotë drejtori i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorphosis”, Bardhyl Jashari.

Edhe këtë vit në Gjenevë, “Metamorphosis”, do të marrë pjesë dhe do të vazhdojë të japë kontribut të rëndësishëm për këtë forum me ndikim që ta përfaqësojë interesin publik për mbrojtjen e privatësisë në internet, lirive të shprehjes, qasjes së lirë deri te dituria dhe sundimin e së drejtës.

“Në Maqedoni, iniciativat e deritanishme për organizim të IGF-së lokale, kanë qenë të izoluara dhe të mbyllura, përveç iniciativa të deritanishme të cilat kanë qenë të suksesshme si projekt për internet-liri në Evropën Lindore dhe Euro Azi, të përkrahura nga Oda e Avokatëve të Amerikës (ABA ROLI) ku ka marrë pjesë “Metamorphosis” ose konferenca “E-Shoqëri”, ku prezantohen dhe diskutohen tema të cilat janë relevante për IGF, por para se gjithash për zhvillimin e internetit në Maqedoni. Parimet themelore për organizimin e një forumi të këtij lloji nënkuptojnë transparencë, gjithëpërfshirje dhe pjesëmarrje të të gjithë atyre që mund të kontribuojnë për këto çështje të rëndësishme. Ajo çka është me rëndësi thelbësore është se ato duhet në mënyrë të përshtatshme t’i përfaqësojnë interesat e të gjitha palëve të përfshira, të cilat kanë të bëjnë në lidhje me çështjet për menaxhim, qëndrueshmëri, siguri, stabilitet dhe zhvillim të internetit në Maqedoni. Por, për fat të mirë, ajo ngadalë-ngadalë po ndryshohet, kështu që tanimë një kohë të shkurtër është iniciuar organizimi i IGF-së lokale në Shkup, në të cilën do të marrin pjesë me një temë shumë të rëndësishme, ndërkaq në drejtim të qëllimeve të organizatës sonë”, thotë Jashari.

IGF Maqedoni do të funksionojë si proces që përfshin së paku një mbledhje vjetore lidhur me aktivitetet përgatitore, por edhe aktivitete që zhvillohet brenda vitit, vebinare dhe anketa. Ky proces do të planifikohet dhe do të zbatohet sipas parimit “lartë-poshtë”, në mënyrë të hapur dhe transparente.

Diskutimet e hapura gjatë kohës së mbledhjeve duhet të transformohen në porosi kyçe, në konceptualizimin e rrugëve kryesore, qëllimeve të mundshme dhe propozimeve për aktivitetet e ardhshme konkrete. Këto porosi, duhet që të ndihmojnë, që të informojnë dhe të ndikojnë në procesin e miratimit të vendimeve të trupave qeveritare, Kuvendit, kompanive private, institucioneve arsimore dhe të organizatave rajonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button