Vullkani “Agung”, alarm për shpërthime të mëdha

Frika për një shpërthim të madh të vullkanit Agung në Bali është rritur ndjeshëm dhe zona e evakuimit është zgjeruar në një rreze prej 10 km, njofton Top Channel.

Autoritetet indoneziane aktivizuan nivelin më të lartë të alarmit mëngjesin e së hënës, për shkak të mundësisë së një katastrofe të pashmangshme. Aeroporti i ishullit u mbyll, duke lënë mijëra vetë të bllokuar në destinacionin turistik. Tym i zi, hi dhe zjarr janë parë të dalin nga maja e malit 3400 metra të lartë.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë larg mbetjeve vullkanike, të cilat janë parë poshtë malit. Sipas tyre, shpërthimet e herëpashershme dëgjoheshin deri ne 12 km larg malit.

Ekspertët vlerësojnë se vullkani duket se po hyn tani në fazën tjetër, atë të shpërthimit magmatike ku llava është e dukshme nga krateri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button