27 Nëntor 1443, Skënderbeu merr kështjellën e Krujës

Pas braktisjes së fushëbetejës së Nishit, më 27 Nëntor 1443, me anë të fermanit të rremë, Skënderbeu mori kështjellën e Krujës dhe kreu një udhëtim në krahinat e Dibrës dhe Matit, që ishin zotërime të Kastriotëve.

Atje gjeti gadishmërinë e shqipëtarëve, për të luftuar kundër pushtuesve osmanë. Në të njëjtën kohë ai ftoi bujarët shqiptarë, që të mblidhen në Krujë, për hartimin e planit për një kryengritje të përgjithshme.

Më 27 Nëntor 1443, ai mbërriti dhe vetë në kryeqendrën e Kastriotëve.

Referencat: Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP