Moti sot në Maqedoni

Maqedonia sot do të jetë nën ndikimin e masës së ftohtë dhe të lagësht nga veriperëndimi, kështu që moti do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe me erë dhe me reshje të shiut. Në vendet më të larta dhe male do të bie borë.

Pasdite reshjet gradualisht pritet gjithkund të kalojnë në borë dhe në shumë vende do të formohet shtresë e borës. Reshje më të mëdha do të ketë posaçërisht në pjesët lindore dhe verilindore ku lokalisht mund të bien mbi 10 centimetra borë.

Temperatura do të lëvizë prej 0 deri në 9 gradë. Do të fryjë erë mesatare kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior.

Edhe të martën moti do të jetë i ftohtë dhe me erë, paradite në lindje ende ka kushte për reshje të kohëpaskohshme të dobëta të borës .Të mërkurën do të ketë stabilizim kalimtar, ndërsa të enjten pritet valë e re e lagësht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button