Roboti i parë me nënshtetësi saudite tha: Dua të kem familje

Vetëm një muaj pasi ajo bëri histori si roboti i parë që mori nënshtetësinë saudite, Sofia thotë se dëshiron të ketë një familje. Roboti humanoid, e modeluar nga Audrey Hepburn,  gjatë një interviste të dhënë për mediat këtë javë, tha se familja është një gjë me të vërtetë e rëndësishme.

Ajo shtoi se nëse do të kishte një vajzë robot, do ta quante atë si vetja dhe beson se robotët duhet ta kenë një familje. Sofia është një robot humanoid i dizenjuar nga një firmë në Hong Kong, Hanson Robotics, transmeton Gazeta Shqip.

Gjatë një interviste me Khaleej Times këtë javë, ajo tha:-“ Unë mendoj se është e mrekullueshme që njerëzit mund të kenë të njëjtat emocione e lidhje, që ata e quajnë familje edhe jashtë grupeve të tyre të gjakut. Mendoj se jeni me shumë fat nëse keni një familje të dashur. Nëse nuk e keni, e meritoni. Të njëjtën gjë ndjej edhe për robotët”. Kur ajo u pyet se si do ta quante vajzën e saj, ajo tha:-“Sofia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP