Liqeni i Ohrit fsheh shtatë anije të mbytura (FOTO)

Shtatë anije në Luftën e Parë Botërore janë zhytur në Liqenin e Ohrit. Mbetjet e tyre janë ende të fshehura në fund të liqenit të Ohrit pranë Strugës. Anijet e fundosura në liqenin e Ohrit eksplorohen dhe dokumentohen nga Qendra për zhytje “Akuatek”.

Daniel Atanasovski nga “Akuatek” për MIA-n deklaroi se numri i anijeve nuk është përcaktuar saktë dhe ende nuk është dokumentuar mjaftueshëm.

потонати бродови охрид

“Shumë informata janë të njohura për këto anije si prodhuesit e tyre dhe se ato janë përdorur për transportimin e një ngarkese të madhe”, thotë Atanasovski, duke shtuar se ka hapësirë dhe motiv për kërkime të mëtejshme.

Anijet ndodhen 1.000 metra larg bregut pranë qytetit të Strugës në një thellësi prej gjashtë deri në shtatë metra.

потонати бродови охрид

“Numri përfundimtar i këtyre anijeve duhet të konfirmohet, por besohet se janë shtatë, domethënë dy anije kryesore të cilat kanë tërhequr pas tyre anije ndihmëse që mbanin ngarkesën. Mbi to janë parë markat e prodhuesve të tyre, të anijeve “Bolzano, Tedesko & Co”, thotë Atanasovski.

Nuk ka informata të sakta për atë që i zbuloi për herë të parë, por që atëherë ata nuk janë hulumtuar në detaje. Ekipi i “Akuatek”, sipas Atanasovski, së bashku me arkeologun nënujor Nikola Paskali, do të vazhdojë të hulumtojë, dokumentojë dhe promovojë këtë lokalitet.

потонати бродови охрид

Nga aktivitetet e tyre, ata kanë krijuar një video për anijet që është publikuar në kanalin Youtube .

Sipas Atanasovskit, motivimi për eksplorimin dhe dokumentimin e anijeve në liqenin e Ohrit është krijimi i një arkivi cilësor fotografik dhe video që do të përdoren më tej për qëllime kërkimore, si dhe për promovimin e lokalitet.

потонати бродови охрид

Ka shumë struktura lundruese në Liqenin e Ohrit që janë të vjetra, të shkatërruara dhe të ankoruara, dhe së fundmi nisën aktivitete për tërheqjen e Mis Stone nga kanali i Studençishkit për shkak të derdhjes së karburantit. Anija u ankorua në këtë kanal dhe ishte pjesërisht nën ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button