Albin Kurti: me fitoret në Prishtinë e Prizren shmangëm një të keqe të madhe

Deputeti Albin Kurti ka thënë se me fitoren e Vetëvendosje-s në Prishtinë dhe Prizren është shmangur një e keqe e madhe në dy komunat më të mëdha të Kosovës.

Ai më tutje ka shtuar se, prej nesër festa shndërrohet në punë, dhe ajo punë do të jetë jo veç shmangie e së keqes, por edhe ndërtim i së mirës.

“Nga nesër Shpendi në Prishtinë, Mytaheri në Prizren, Qëndroni në Dardanë, do të jenë kryetarë të të gjithë qytetarëve e për të gjithë qytetarët, pa dallim moshe e gjinie, pa dallim feje, etnie e partie, pa dallim prejardhjeje e pasurie. Në këto tri komuna do të qeverisim gjithnjë me qytetarin në mendje e të cilin përgjithmonë e duam me zemër. Edhe një herë urime, me shumë dashuri’, ka Kurti në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button