Suhel Muharemi, talenti i FC Shkupit që theu rekorde (VIDEO)

Skuadra e Shkupit tani më është e njohur se nxjerr ndër vitet talentet më të mëdha të futbollit të Maqedonisë, pasi shumica prej tyre tani janë ose në ekipet më të mira të kampionatit, ose kanë përfunduar në klube evropiane.

Së fundmi trajneri Ardian Nuhiu kishte guximin që pikërisht vetëm pesë minuta para fundit ti jep besimin futbollistit 16-t vjeçar Suhejl Muharemi. Dhe kjo doli të jetë e mirë si për trajnerin, ashtu edhe për futbollistin. Talenti shkupjan për vetëm shtatë sekonda lojë me prekjen e parë të topit arriti të shënojë gol, duke shënuar një rekord në vete, ndërkohë ai mban edhe rekordin tjetër si futbollisti më i ri që ka shënuar gol në në Ligën e Parë, pasi tani ka 16 vjet e dy muaj, ndrërsa para tij me 16 vjet e gjashtë muaj moshë kishte shënuar Elif Elmas. Shkupi me golin e Muharemit barazoi rezultatin 2:2 dhe mori një pikë të madhe në Manastir. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button