Zgjedhjet në Prizren, Haskuka do të udhëheq me komunën

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Ai ka fituar, pas përfundimit të numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me aftësi të kufizuar, njofton Klan Kosova.

Nga votat me kusht Haskuka ka marrë 385 vota, kurse Shaqir Totaj i PDK-së ka marrë 452, por që kjo nuk ka bërë që rezultati përfundimtarë të ndryshojë, pasi kandidati i Vetëvendosjes ka qenë duke prirë me 329 vota nga raundi i balotazhit.

Kandidati i Vetëvendosjes për Prizrenit i ka marrë të gjitha votat me postë, përderisa ai i PDK-së asnjë prej tyre.

“Është rezultat i pritur. Ne kemi thënë se kemi 500 vota para kundërkandidatit tonë dhe ashtu doli, se rezultati është në favorin tonë dhe fitorja është e jona”, tha Haskuka pas marrjes së lajmit se ai do të udhëheq me Prizrenin në katër vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button