Kryetari i Kuvendit Xhaferi për vizitë të parë në Suedi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi prej nesër do të marrë pjesë në vizitën zyrtare të Mbretërisë të Suedisë.

Në kuadër të vizitës, parashikohet që Xhaferi të ketë takime me kolegun e tij suedez, kryetarin e Riksdagut, Urban Alin, me ministren e Punëve të Jashtme Margot Valstrom me ministren e Emigraciont dhe zëvendësministren e Drejtësisë Helen Fritzon, ndërsa do të ketë edhe audiencë tek mbreti i Suedisë, Karl XVI Gustaf, transmeton MIA. 

Xhaferi gjatë qëndrimin në Suedi do të takohet edhe me kryetaren e Këshillit të qytetit të Stokholmit Luiz Erlandson Slorah, do të ketë edhe takime me nëpunësit dhe investiguesit e Shkollës së Ekonomisë në Stokholm, ndërsa do të vizitojnë edhe Muzeun Vasa dhe Muzeun Nobel.

Mbretëria e Suedisë është monarki kushtetuese. Nga viti 1973 shef i vendit është mbreti Kral XVI Gustaf. Parlamenti njëdhomësh Riksdag numëron 349 deputetë të cilët zgjidhen përmes modelit proporcional  me mandat prej katër viteve. Kryeministri i Suedisë nga viti 2014 është Stefan Lofven nga Partia Socialdemokrate.

Marrëdhëniet diplomatike midis Maqedonisë dhe Zvicrës janë vendosur në vitin 1993. Nga viti 2002 Mbretëria e Suedisë në komunikimin bilateral  e përdor emrin kushtetues derisa në tubimet ndërkombëtare e përdor referencën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button