Papa e viziton Birmaninë dhe Bangladeshin

Papa Françesk sot e fillon udhëtimin e tij gjashtëditësh në Birmani dhe Bangladesh, derisa pritet që në fokus do të jetë njëra prej krizave më të mëdha të refugjatëve në botë.

Gjatë vizitës në këtë vend, që njihet edhe me emrin Mianmar, Papa parashihet të takohet me gjeneralin e ushtrisë së Birmanisë, Aung Hlaing, dhe me lideren civile, Aung San Suu Kyi, që ishte fituese e Çmimit Nobel për Paqe, transmeton REL.

Më se 620 mijë pjesëtarë të komunitetit mysliman rohinxha janë larguar nga shteti Rakhine në Birmani dhe kanë kaluar në Bangladeshin fqinj, gjatë tre muajve të kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara këtë gjendje e kanë përshkruar si “pastrim etnik”.

Dhuna në këtë shtet me popullatë shumicë budiste ka filluar në periudhën e goditjes ushtarake, pas sulmeve nga ana e kryengritësve rohinxha në Rakhine.

Qeveria e Birmanisë i ka hedhur poshtë akuzat se në shënjestër të aksioneve të saj ishin civilët, duke thënë se sulmet ishin drejtuar kundër militantëve.

Papa Françesk pritet që ta diskutojë çështjen e krizës rohinxha me ushtrinë e Brimanisë dhe me liderët civilë.

Papa do të jetë në Brimani deri më 30 nëntor, e pastaj do shkon në Bangladesh, me popullatë shumicë myslimane, ku qëndron deri më 2 dhjetor.

Raportohet se ky udhëtim i Papës Françesk ishte planifikuar para se kriza e refugjatëve ronhinxha të shndërrohej në çështje globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button