Adelina Ismaili flet për humbjen e nënës së saj: Kalova në depresion gjatë shtatzënisë

Është ngjitur në skenë në moshën 6-vjeçare, për të mos zbritur më prej saj. Adelina Ismaili, është një artiste e cila ka impresionuar me artin e saj dhe ka arritur të sjellë me këngët një erë të re në muzikën shqiptare.

Diva, siç e njohim ne ndryshe, ka qenë e ftuar ftuar në “Thumb” ku ka treguar më tepër për jetën si një mami e re, marrëdhënien me bashkëshortin e tij Valin, por edhe për lidhjen e ngushtë mes motrave. Adelina, ka rrëfyer një moment të vështirë në jetën e saj, vdekjen e mamit. Në atë periudhë ajo ishte shtatzënë me Uliksin dhe ndarjen nga jeta të nënës se saj e ka përjetuar shumë keq, aq sa e ka quan “depresion gjatë shtatzënisë”.

“Depresion pas lindjes, nuk kam pasur, por gjatë shtatzëninsë. Në atë periudhë më vdiq mami, dhe e kam pasur në mendje gjatë gjithë kohës që mami nuk është më me ne”, u shpreh ajo.

Kjo fatkeqësi e ka lidhur më shumë me dy motrat e saj, në çdo aspekt. “Ne shqiptarët e kemi traditë që kemi një familje të fortë. Por, po jemi afruar më shumë në çdo aspekt”, ka rrëfyer Adelina.

Sot, ajo është nënë e një djali të vogël, i cili ka tashmë të gjithë vëmendjen e nënës së tij. Në intervistat që ka pasur më herët ka deklaruar se do të bënte 7 fëmijë, por pas kësaj ekperience, duket se numri është ulur shumë dhe ka shkuar në 2. Adelina ka rrëfyer se dëshiron që Uliskit të vogël t’i bëjë një motër, pasi e ka pasur gjithmonë shumë dëshirë që të ketë një vajzë, madje ajo tregon se kur del të blejë rroba për djalin, në fillim kalon në sektorin e vajzave.

“Më ndodh që kur dal t’i blejë rroba Uliskit, të kaloj një herë nga sektori i vajzave”, u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button