Cipras: Aventura e Greqisë do të përfundojë në 2018-ën

Aventura e Greqisë do të përfundojë në gusht të 2018-ës, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një interviste për gazetën e përditshme franceze “Le Figaro”.

“Për herë të parë, unë besoj se kjo nuk mbetet vetëm një ëndërr”, tha ai, transmeton InfoShqip.com.

”Populli grek ka bërë sakrifica të mëdha gjatë këtyre shtatë viteve të fundit”, shtoi ai duke vënë në dukje dhe bërë përgjegjëse palën greke dhe atë evropiane për një pjesë të gabimeve.

“Pavarësisht vështirësive në negociatat e gjysmës së parë të vitit 2015, ne arritëm të shmangnim skenarin e tmerrshëm të krizës ekonomike dhe të mbetemi një vend anëtar i eurozonës”, tha Cipras.

“Dy vjet më vonë , rritja ekonomike në vend arriti në 2 për qind të PBB-së dhe pritet rritet në 2,5 për qind gjatë vitit 2018”, shtoi ai.

“Drejtësitë sociale kanë qenë të kufizuara, por ne po bashkëpunojmë me partnerët evropianë për t’i dhënë fund kësaj aventure në gusht 2018”, tha kryeministri grek, Cipras për gazetën e përditshme franceze “Le Figaro”.

Duke iu referuar Evropës, ai tha se institucionet evropiane duhet të bëhen më demokratike.

“Të gjitha vendimet nuk mund të merren me dyer të mbyllura. Evropa nuk mund të jetë një forum vetëm për diskutimet e teknokratëve apo liderëve politikë, ku më i fuqishmi vendos përmes vendimit të vet, si rasti i Gjermanisë”, shtoi Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button