Numri i viktimave në sulmin në Egjipt është rritur në mbi 300

Numri i besimtarëve të vrarë në sulmin e përgjakshëm terrorist ndaj xhamisë në qytetin egjiptian Arish është rritur në 305, nga të cilët 27 janë fëmijë, lajmëroi agjencia e lajmeve DPA.

Autoritetet egjiptiane informuan se 128 persona janë plagosur në sulmin në të cilin midis 25 dhe 30 islamistë, të armatosur me bomba dhe armë automatike e kanë sulmuar xhaminë. Sulmuesit e kanë valëvitur flamurin e Shtetit Islamik gjatë sulmit.

Në Egjipt janë shpallur tre ditë zie, ku opinioni është shokuar nga sulmi. Armata egjiptiane ka përdorur dronë për t’i gjetur dhe vrarë terroristët në qarkun e Arish, qytet i cili gjendet në Gadishullin e Sinait, ku shpesh herë vjen deri në përleshje midis armatës së Egjiptit dhe islamistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button