Shkëndija e fitoi klasiken, shpërbleu “Ballistët” dhe u shpall kampion vjeshte (FOTO)

Skuadra e Shkëndijës me shumë lehtësi ka marrë fitoren në derbin lokal të qytetit të Tetovës, duke e mundur Renovën me rezultat të thellë 1:6 (0:3).

Që në fillim të ndeshjes kur në minutën e 3-të shënoi golin e avantazhit Besart Ibraimi, u mësua se kuqezinjtë nuk do të kenë problem për të marrë fitoren që do ta shpallë matematikisht kampione të gjysmë sezonit. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani, që sezonin e kaluar ishte në karrigen e Rekonës vazhdoi me lojë të mirë dhe stabile edhe në vazhdim të ndeshjes, duke ngritur avantazhin fillimisht me Hasanin nga pika e bardhë në minutëne 25-të, ndërsa më pas në minutën e 33-të, përsëri shënoi Besart Ibraimi.

Në pjesën e dytë Renova shënoi golin e nderit, kur vetëm pas dy minutave lojë Mishkovski shfrytëzoi një tollovi para portës së Zahovit. Kjo ishte e gjitha nga “gips punuesit” të cilët në vazhdim pranuan edhe tre gola të tjerë, me autor brazilianin Stenio Junior, Shefit Shefitin dhe në fund për herë të dytë shënoi Ferhan Hasani. Me këtë fitore Shkëndija mbetet e para me 43 pikë, ndërsa Renova vazhdon të jetë në pozitën e 7-të me 17 pikë.

Ballistët në trubina
Ballistët në trubina

Të përkujtojmë se në këtë ndeshje tifozët e Shkëndijës, “Ballistët” kremtuan 25 vjetorin e themelimit, ku kishin përgatitur një atmosferë të mrekullueshme. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button