Ndalohet transmetimi publik i LGTB filmave në Stamboll

Autoritetet qytetare të Stambollit nuk e lejuan transmetimin e sotëm publik të filmit për të drejtat e komunitetit LGTB.

Sipas autoriteteve civile, ngjarja e cila është dashur të mbahet në lagjen Bejoglu paraqet rrezik për rendin dhe qetësinë publike, si dhe për sigurinë në metropol. Autoritetet e Stambollit e ndaluan mbajtjen edhe të paradës së homoseksualëve në dy vitet e fundit, ndërsa tentimi i organizatorëve për të marshuar kaloi me incidente.

Paraprakisht, autoritetet në Ankara nuk lejuan të shfaqen filma të homoseksualëve gjermanë dhe e ndaluan mbajtjen e të gjitha ngjarjeve dhe tubimeve të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button