Ministrat Treneska dhe Ademi biseduan për bashkëpunim me kantonin zviceran Tiçino

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Treneska-Deskoska, e shoqëruar nga ministri pa resor i angazhuar për Diasporën, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, pritën për vizitë kryetarin e këshillit shtetëror dhe drejtorin për arsim dhe kulturë të kantonit zviceran Tiçino, Manuele Bertoli, raporton MIA.

Siç kumtoi Qeveria e RM-së, Bertoli, duke u falënderuar për takimin, theksoi se prania e tij në Maqedoni është me qëllim që ta promovojë kantonin Tiçino, si dhe ta manifestojë gatishmërinë për bashkëpunimin në kantonin me qeverinë e Maqedonisë, përcjell Portalb.mk.

Ai, mes tjerash, ka theksuar se të dyja palët kanë shumë tema të përbashkëta në të cilat mund të realizojnë bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen, duke e vënë theksin në praktikat për përmirësim  të sistemit arsimor para së gjithash.

Ministrja Treneska-Deskoska e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të cilin e ka Republika e Maqedonisë me Zvicrën, para së gjithash në fushën e arsimit, posaçërisht duke e cekur mbështetjen e ambasadës zvicerane në Maqedoni, në përmirësimin e sistemit arsimor të Maqedonisë.

Siç ceket, ministrja i ka theksuar përpjekjet e Qeverisë për ta ndërlidhur sistemin arsimor me sektorin e biznesit, për përmirësim të arsimit, ndërkaq njëkohësisht edhe të tregut të punës.

Bertoli dhe Ademi gjatë takimit këmbyen informata për rëndësinë e diasporës së Maqedonisë në Zvicër. Ata u dakorduan se në diasporë ka potencial për të qenë partner kyç në këmbimin e ideve edhe për bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e arsimit edhe në zhvillimin e ekonomisë vendore, qëndron në kumtesën e Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button