Ish ministri Todorov nuk dëshiron të ekspozohet në media, hesht në lidhje me skandalin me ilaçe të falsifikuara të importuara nga Turqia

Pasi që sot në “Fokus” doli intervista e drejtorit i Fondit Shëndetësor, Den Donçev, në të cilën ai akuzoi kompaninë e afërt me kumbarin e ish-kryeministrin Nikolla Gruevski se ka importuar ilaçe të falsifikuara nga Turqia, ne vendosëm të kontaktojmë ish ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov gjatë qeverisjes së të cilit, në vitin 2012, u prezantua importi paralel i ilaçeve, shkruan Fokus.mk.

“Focus” i ka dërguar disa pyetje ish ministrit të Shëndetësisë për të shpjeguar se pse ai ka lejuar importin paralel të barnave, nga i cili kishte përfitimin më të madh, nëse ai është i njoftuar se ilaçe të falsifikuara kanë hyrë në vend, kush do të mbajnë përgjegjësi për atë që qytetarët kanë pirë ilaçe jo cilësore dhe të pasigurta për shëndetin për vite me rradhë?

Sidoqoftë, Todorovi nuk u përgjigj në asnjërën prej pyetjeve tona, edhe pse më parë kishte insistuar që të gjitha ilaçet ishin cilësore dhe të sigurta, përcjell Portalb.mk.

Ai 5 vjet më parë pretendonte se me lejimin e importeve paralele të ilaçeve, do të rritej niveli i konkurrencës në vend,  do të kemi treg të rregulluar të ilaçeve i cili nuk do të dëmtonte sistemin e shëndetësisë me mënyrën artificiale të krijimit të ilaçeve.

“Me dispozitat ligjore për import paralel të ilaçeve, ne duam të lehtësojmë seriozisht procedurën e importit paralel, pa ndikuar negativisht pozicionin pozitiv të sistemit deri tani. Në grupin e vendeve nga të cilat mund të kryhen importet paralele janë Rusia dhe Turqia, “tha Todorov në debatin e atëhershëm publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button