Zëvendëskryeministri Limaj flet pas lirimit, thotë se shteti është kapur

Numri dy i Qeverisë, Fatmir Limaj, që me bashkëpunëtorit e tij sot u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore për rastin e MTPT-së, ka akuzuar pa emra, njerëzit që e kanë kapur shtetin, raporton Koha.net.

Përmes një konference për media nga selia e partisë së tij, ai ka thënë se do të donte ta dinte sot se si ndihen ata që, siç ka thënë, montuan prova për ta dënuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij, përcjell Portalb.mk.

“Do të jem flamurtar i çkapjes së këtij shteti, do të jem në mbrojtje të veprimeve që nuk lejojnë shkeljen e të drejtave të njeriut”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se asgjë në Kosovë nuk është ndërtuar pas 2010-s, kur ai u nda nga PDK-ja dhe bashkë me Jakup Krasniqin krijuan parti të re politike, raporton Koha.net.

“Na kanë ndalë punën në gjysmë, nuk ka prej atëherë asnjë vepër kapitale. Por ne po kthehemi fuqishëm. Ata që kanë pasur punë me mua, e dinë, ne po kthehemi fuqishëm për të punuar fuqishëm në krijimin e vendeve të punës në zhvillimin e bujqësisë. Unë nuk dorëzohem, nuk ka çmim për të punuar në të mirë të vendit”, ka thënë Limaj.

Nga selia, në krah të bashkëpunëtorëve të tij, ka zbuluar se “janë munduar që ta detyrojnë që të heqë dorë nga bashkëpunëtorët e tij’. Por as aty nuk ka përmendur se për kë e ka fjalën.

“Kanë provuar të më detyrojnë që të heqë dorë nga bashkëpunëtorët të cilët kanë punuar me vendosmëri për të jetësuar idetë e mia, nuk do të heq dorë nga njerëzit me të cilët janë në pajtim me ligjin dhe që punojnë me përkushtim”, ka thënë Limaj.

Vendimin e sotëm të Gjykatës, Limaj e ka quajtur fitore të fakteve dhe njerëzve që e duan vendin.

Pesë të pandehur janë akuzuar për: krim të organizuar, shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit, marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe për vepra penale të tjera në formën e mosdeklarimit të parave të marra gjatë fushatës në kundërshtim me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2004/2 mbi Pengimin e Pastrimit të Parave dhe Veprave të Ngjashme Penale. Limaj bashkë me Endrit Shalën, Nexhat Krasniqin, Shpetim Telakun dhe Florim Zukën janë shpallur të pafajshëm sot nga Themelorja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button