Evakuim në stacionin e metrosë në Londër

Një nga stacionet më të frekuentuara të metrosë në Londër është evakuuar, pasi që ishte paraqitur një incident.

Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm policë, të cilët po e kontrollojnë stacionin.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe automjetet e ndihmës së shpejtë dhe automjetet zjarrfikëse. Në stacionin e metrosë ku ndodhi incidenti, trenat nuk ndalojnë. Policia kumtoi se është mbyllur edhe rruga “Bond”.

Dëshmitarë okular pohojnë se njerëzit po ikin në panik nga vendi i ngjarjes. Policia ka kërkuar nga njerëzit të hyjnë në kafenetë dhe shitoret e afërta dhe të qëndrojnë aty, transmeton MIA. 

Një përdoruese e Tuiterit, Çi Çi, shkroi se është mbyllur në dhomën e zhveshjes në shitoren e “Zara”-s derisa “situata nuk vihet nën kontroll”. Ajo shkroi se njerëzit po ikin në panik dhe po hyjnë në shitore.

Stacioni i metrosë në Londër është “zemra” e qendrës tregtare në Londër dhe çdoherë është përplot me njerëz, posaçërisht sot, gjatë të “premtes së zezë”. ab/sh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button