Merkel bisedon për koalicion me partinë e Schulzit

Kancearja gjermane, Angela Merkel, dhe ish-partnerët e saj të koaliconit, Social-Demokratët e qendrës, do të zhvillojnë bisedime në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike.

Social-Demokratët e kanë zbutur qëndrimin dhe kanë thënë se janë të gatshëm për bisedime, tarnsmeton REL. 

Lideri i tyre, Martin Schulz, i cili ka refuzuar të ripërtërijë koalicionin me konservatorët e Merkelit, ka qenë nën presion nga aleatët e partisë për të ndryshuar qëndrim.

Merkel ka dështuar këtë javë të formojë koalicionin me Demorkatët e Lirë dhe Të Gjelbrit.

Presidenti gjerman, Frank Walter Sueinmeier, tha se do t’i udëheqë bisedimet midis Merkelit dhe Social-Demokratëve javën e ardhshme.

Merkel ka thënë më herët se favorizon zgjedhje të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP