Për skandalin gjatë stërvitjes së NATO-s nuk mjafton vetëm kërkim falja

Turqia me tërheqjen e ushtarëve të saj nga stërvitja e fundit e NATO-s në Norvegji, gjatë të cilës ndodhi një skandal, ka marrë vendimin e duhur, i cili dëshmon dhe paraqet retorikën politike, konsideron Can Kasapoğlu analist në fushën e mbrojtjes në Qendrën për Hulumtime Ekonomike dhe Politikave të Jashtme (EDAM), raporton Anadolu Agency (AA).

“Për gjithë atë që ndodhi nuk mjafton vetëm kërkim falje dhe as largimi nga puna i një tekniku apo oficeri. Duhet të bëhet shumë më tepër”, theksoi Kasapoğlu në bisedë me gazetarin e AA, gjatë së cilës komentoi edhe skandalin që ndodhi në stërvitjen e NATO-s, në të cilën Presidenti aktual i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidenti i parë i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk u paraqitën si shënjestra.

Kasapoğlu thotë se ajo që është bërë me presidentitn dhe themeluesin e Turqisë nuk është diçka që mund të falet. Sipas tij, është e domosdoshme të ngriten hetime për të mësuar se prapa këtij skandali fshihet ndonjë aktor ndërkombëtar.”Autorët e kësaj vepre, nëse janë këta persona të motivuar me armiqësi ndaj Turqisë që nuk kuptojnë etikën ushtarake apo këta janë persona që lëvizin sipas anagazhimit të ndryshëm të zbulimi, Forcat e Armatosura të Norvegjisë dhe NATO duhet urgjentisht të nisin hetimet. Ekziston mundësia që aktorët ndërkombëtarë janë përpjekur të dëmtojnë identitetin turk të NATO-s”, tha Kasapoğlu.

Ai shtoi se kërkim falja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dërguar Turqisë është një hap i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së marrëdhënieve të partenritetit mes NATO-s dhe Turqisë.

“Kërkim falja është rezultat i reagimit të vendosur diplomatik në nivelin e Presidentit të Turqisë dhe tërheqja e ushtarëve turq nga stërvitja. Në këtë drejtim, politika e Ankarasë ishte e suksesshme”, tha Kasapoğlu.

Javën e kaluar në Norvegji u mbajt një stërvitje ushtarake e NATO-s e titulluar “Trident Jevelin”, ndërsa disa oficerë norvegjezë gjatë stërvitjes nxorrën si shënjestër fotografinë e Presidentit të Turiqsë, Erdoğan dhe Presidentit të parë të Turqisë, Ataturk.

I menjëhershëm ishte reagimi i Turqisë, pas çka oficerët norvegjezë u shkarkuan nga detyra. Në stërvitjen e NATO-s merrnin pjesë 41 ushtarë turq, kurse pas incidentit, me urdhër të Presidentit Erdoğan, ushtarët turq u tërhoqën.

Stoltenberg në dy raste dërgoi kërkim falje Turqisë, por zyrtarët turq kanë thënë se kjo nuk mund të kalojë vetëm me kërkim falje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button