Kur do të ketë hetim ndërkombëtar për “Kumanovën”? Përgjigjet Zaev

“Ne kemi paraparë edhe me programin qeveritar, hetim ndërkombëtar do të ketë për rastet që ndodhën në Liqenin e Smilkovës, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, në Sopot, për rastin “Monstra”, rastin e vdekjes së gazetarit Nikolla Mlladenov dhe për të gjitha rastet tjera që kanë pasur epilog politik e është reaguar në publik”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi se “a është ndërmarrë diçka konkrete deri në këtë moment për hetimin ndërkombëtar për të gjitha rastet e montuara politikisht?”, raporton Portalb.mk.

“Qëllimi është se si do të sigurohet një hetim ndërkombëtar me qëllim që të sigurojmë një hetim të sigurt. Prandaj hapëm diskutim me faktorin ndërkombëtar që të arrijmë deri te një hetim i sigurt. Qytetarët nuk diskutojnë për vendimin e gjykatës por se si ata persona u vendosën në Kumanovë, kush i thirri dhe për këtë duhet të përgjigjet. Përgjigjet duhet të ketë për të gjitha pyetjet, kërkohet hetim ndërkombëtar për shkak se sistemi gjyqësor është politizuar. Ky hetim ndërkombëtar shpresoj se do t’ju përgjigjet pyetjeve të qytetarëve pavarësisht se vendimi është nga Maqedonia ose gjykatat evropiane. Si ka ndodhur, kush ka qenë arsye që ajo të ndodh, pse e bëri, si e bëri?,… këto duhet të përgjigjen. Nëse kjo është bërë nga Maqedonia, do të jepet llogari për të. Në periudhën që vjen do të merren përgjigjet për të gjitha pyetjet”, tha Zaev.

Për rastin “Kumanova” po kërkohet hetim ndërkombëtarë pasi që pala mbrojtëse, ekspertët juridik, ekspontetët politik, por edhe opinioni dyshon se ky rast është i montuar politikisht nga strukturat e shërbimeve sekrete të Maqedonisë, të cilët kanë operuar gjatë periudhës kur ka  qenë në pushtet VMRO-DPMNE.

Hetim ndërkombëtar është kërkuar edhe nga Bashkimi Demokratik për IntegrimAleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Më herët ka pasur kërkesë të ngjashme edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushatikryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shalakryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button