Policia akoma nuk i ka identifikuar personat që kanë gjuajtur me armë zjarri në festen e BDI-së pas fitores së Visar Ganiut

Ministria e Punëve të Brendshme akoma punon për identifikimin e personave që kanë festuar me armë zjarri gjatë festes së BDI-së në sheshin “Skenderbej”pas fitores së Visar Ganiut në rrethin e parë të zgjedhjeve. Në pyetjen se a janë ngritur procedura kundërvajtëse për prishjen e rendit dhe qetësisë, nga policia thonë se deri tani kanë biseduar me ketër persona, shkruan Fokus.mk, njofton Portalb.mk.

“Nga ana e policisë dhe nga SPB-Shkup janë marrë masa dhe aktivitete në kuadër të së cilëve është biseduar me katër persona. Gjithashtu, pas urdhrit të dhënë nga prokurori publik janë video inçizimet nga kamerat dhe punohet për konfirmimin e identitetit të personave të përfshirë në ngjarje dhe për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga ministria e Punëve të Brendshme.

Nga kjo ngjarje deri tani ka kaluar më shumë se një muaj. Ministri pa resor, Oliver Spasovski menjëherë pas ngjarjes deklaroi se do të ketë sanksione përkatëse për ato të cilët me armë festuan rezultatet në Çair. Policia tha se nuk do të veprojë në mënyrë selektive. Edhe në deklaratën e ministrit Spasovski thuhet se MPB punon për zbardhjen e rastit.

LEXO EDHE: 


Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button