Terorr pranë xhamisë në Egjipt, raportohet për 184 të vdekur

Sulm me bombë dhe me armë ka ndodhur në një xhami në provincën veriore të Egjiptit, Sinai, nga disa militant të dyshuar.

Sipas raporteve të para thuhet se të paktën 184 persona kanë mbetur të vdekur dhe ka shumë të plagosur.

Dëshmitarët thanë për mediat egjiptiane se sulmi ndodhi në një xhami gjatë lutjeve të drekës, së ditës së premte.  Ajo vjen disa javë pas sulmit të madh militant ndaj ushtarëve egjiptianë në Sinai.

Ndryshe, Egjipti po lufton një kryengritje islamike në rajon, e cila u intensifikua pas përmbysjes së presidentit Mohammed Morisi në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button