Ahmeti dhe Xhaferi nuk u paraqitën në Gjykatë, Bogoeski: Nuk ndjejë nevojë për të kërkuar falje

Ish agjenti, Sllobodan Bogoevski, në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Themelore Shkupi 2, tha se nuk ndjen nevojë që t’u kërkojë falje kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorit të tij Musa Xhaferi, të cilët e padisin për shpifje, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me dhënien e ryshfetit ndaj zyrtarëve të lartë, Prokuroria Publike kah mesi i vitit 2015-të hapi hetim pasi u publikua dëshmia e ish drejtorit të DSK-së, Slobodan Bogoevski para Gjykatës së Qarkut në Nju Jork, ku ai pohon se ish drejtorët e “Magjar Telekom” i kanë dhënë 2,5 milionë euro ish kryeministrit Vlado Buçkovski dhe zyrtarëve të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, që mos të hyjë ndonjë operator tjerë i telekomunikimit në Maqedoni.

Për këtë deklaratë të Bogoeskit, Ahmeti kërkon 3 milionë denarë, ndërkaq Musa Xhaferi 2.5 milionë denarë, pasi që sipas tyre, ai ka bërë shpifje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button