Fazliu dhe Nankov pjesëmarrës në hapjen e rikonstruimit të një rruge në Bullgari

Ministri i Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu me ftesë të homologut të tij bullgar, ministrit të Zhvillimit rajonal dhe punë publike, Nikolai Nankov, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës së rindërtuar III-1084 “III-108 Starçevë-Kërnalovë-Prvi Maj” në Republikën e Bullgarisë.

Rruga e rikonstruktuar në anën bullgare është me rëndësi për banorët në të dy anët e kufirit, për shkak se ajo lehtëson komunikimin deri në kalimin kufitar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, Zlatarevë-Novosellë.

Siç thuhet në kumtesë, të dy ministrat udhëtuan për në Bullgari pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Republikës Maqedonisë dhe Qeverisë së Bullgarisë, e cila u mbajt dje në Strumicë.

Në kuadër të seancë të përbashkët, ministrat Suhejl Fazliu dhe Nikolai Nankov, të shoqëruar nga Sekretari shtetëror në Ministrinë për vetëqeverisje lokale, Kiril Partalov dhe zëvendësministrja bullgare, Denica Nikollova, zhvilluan takim dypalësh nga i cili doli iniciativa për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive.

Në takim u bisedua për fushat e bashkëpunimit në interes të të dyja palëve, bazuar në kompetencat e këtyre ministrive, si dhe mënyrat e mundshme për realizimin e bashkëpunimit. Për këtë iniciativë do të informohen qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, pas çka, deri në fund të vitit do të shkohet në nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button