Mnangagva zyrtarisht është presidenti i ri i Zimbabves

Presidenti i ri i Zimbabves, Emerson Mnangagva sot dha betimin dhe premtoi se do t’i përkushtohet punës për mirëqenie të qytetarëve.

Mnahgagva do të jetë në atë detyrë deri vitin e ardhhsëm, kur përfundon mandati presidencial. Data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja nuk është konfirmuar.

Dhjetëra mijë persona janë mbledhur në stadiumin dhe me ovacione e përshëndetën presidentin e ri, i cili e zëvendësoi Robert Mugaben.

Mnahgagva është ish bashkëpunëtor i afërt i Mugabes, por presidenti i deritanishëm në fillim të muajit e shkarkoi nga funksioni nënpresident nën akuzë për “jolojalitet”, pasi hyri në konflikt të hapur me bashkëshorten e tij Grejs Mugabe.

Mnahgagven e quajnë “Ngvenja” (Krokodil) për shkak të dinakërisë dhe mospërfilljes.

Ky ndërrim shkaktoi intervenim të papritur të ushtrisë, e cila e ka mbështetur Mnahgagvan, sepse nuk lejonin Mugabe të trashëgohet nga bashkëshortja e tij Grejs.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button