A vazhdojnë përgjimet në Maqedoni? Ja çfarë thotë Osmani

“Për momentin nuk ka përgjime të paligjshme në Maqedoni”, kjo është përgjigja e zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në pyetjen e gazetares së Portalb.mk, nëse qytetarët duhet të presin derisa të zbatohen reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim që të sigurohen se nuk po përgjohen, njofton Portalb.mk.

“Këtë pyetje ma kanë bërë edhe nga Komisioni Evropian, se a po përgjohet ende në Maqedoni. Nuk ka përgjime të paligjshme në Maqedoni, është konfirmim i qartë nga Ministria e Punëve të Brendshme se për momentin janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të mos ketë më përgjime të cilat janë të paligjshme”, tha Osmani.

Ai shpjegoi se për momentin po përgatitet që të formohet një komision i ri që DSK të mos ketë as aparatet dhe as mundësinë që të përgjojë. Siç shpjegoi Osmani do të formohet një institucion i ri, i cili do t’i ketë nën kompetenca përgjimet, ndërkaq ku DSK-ja, sikur edhe prokuroritë dhe gjykatat, s’do të kenë qasje, por vetën do të kenë mundësi që të kërkojnë shërbime ligjore nga ai institucion.

“Tani po e krijojmë kornizën ligjore dhe institucionale për të ndaluar edhe fizikisht mundësinë për keqpërdorimin e institucioneve që janë marrë me përgjime. Ky institucion do të formohet që të mos mbetet çështja vetëm në vullnetin e mirë, por edhe të institucionalizohet. Grupi ndërministror i cili po merret me reformimin e shërbimeve të inteligjencës është në seancë të pandërprerë dhe po jep propozime. Shumë shpejtë pakoja e ligjeve do të kalojë nga Qeveria dhe do të futet në Parlament. Parashikimet tona janë se kjo agjenci e re do të jetë në funksion të plotë diku nga vjeshta e vitit të ardhshëm, mirëpo nevoja për shkyçjen e DSK-së nga mundësia për të përgjuar ilegalisht është obligimi jonë prej ditës që është formuar Qeveria dhe po punohet në këtë drejtim”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button