Rritet numri i të sëmurëve nga gripi, për një javë 67 raste të reja

Javën e kaluar (prej 13 e deri më 19 nëntor) janë regjistruar 67 raste të të sëmurëve nga gripi, që është rritje në krahasim me javën paraprake kur ishin regjistruar 47 persona të sëmurë, theksohet në raportin e Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë të publikuar në faqen e tij të internetit.

Në sezonin 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 367.

Numri më i madh i të sëmurëve nga gripi janë paraqitur grupmosha prej 15-64 vjet. Javën e kaluar numër më i madh i të sëmurëve nga gripi janë paraqitur nga Njësia rajonale e Gostivarit (23 raste), derisa incidenca më e lartë prej 50,4 në 100.000 banorë është regjistruar në territorin e Njësisë rajonale të Dibrës.

Lidhur me të sëmurit sipas grupmoshës, numër më i madh i të sëmurëve nga gripi janë paraqitur në grupmoshën prej 15-64 – 63,8 për qind, ndërsa incidencë më e madhe janë regjistruar te personat mbi 65 vjet.

Në shërbimet epidemiologjike të qendrave për shëndet publik njësitë rajonale vaksinimi ka filluar më 17 nëntor, ndërsa në dispozicion për vaksinim për sezonin janë 27.997 doza të vaksinës.

Deri më tani janë vaksinuar 27.990 persona dhe janë shfrytëzuar 99,9 për qind nga vaksinat e furnizuara. Numri më i madh i të vaksinuarve janë të moshës mbi 65 vjet – 60,5 për qind nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 75,2 për qind janë me histori të sëmundjeve kronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button