Në Bruksel mbahet samiti i partneritetit lindor të BE-së

 Në Bruksel sot po mbahet samiti i partneritetit lindor të BE-së, me pjesëmarrje të anëtareve të Unionit dhe gjashtë vendeve nga Evropa Lindore – Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Moldavia dhe Ukraina.

Bashkimi Evropian e thirri Samitin që të bisedohet për perspektivën evropiane të atyre shteteve, ndërsa nga masat konkrete pritet të nënshkruhet marrëveshje për partneritet me Armeninë.

Самит Источно партнерство

Presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko refuzoi të marrë pjesë në Samit, ndërsa vendi i tij do të prezantohet nga ministri i Punëve të Jashtme Vladimir Makei.

Krahas liderëve të tjerë të BE-së, në Samitin në Bruksel do të marrë pjesë edhe kancelarja teknike gjermane Angela Merkel, e cila po përballet me krizë politike pas mosarritjes të formojë Qeveri të koalicionit.

Ангела Меркел

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button