Osmani: 6 muajt e ardhshëm janë kyçe për Maqedoninë (VIDEO)

“Periudha deri në fund të vitit është kyçe për Maqedoninë pasi që duhet të rekomandojmë ligje të reja në gjyqësor, shërbimet e inteligjencës dhe administratë publike”, kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp me rastin e mbylljes së ciklit të parë të planit “3-6-9” dhe fillimin e fazës së re, raporton Portalb.mk.

“Me përfundimin e zgjedhjeve lokale po përmbyllim pjesën 3, nga plani 3-6-9, por roli dominant i pjesës 3 ishte krijimi i rrethanave për zgjedhjet lokale. Këtë e dëshmoi edhe OSBE/ODIHR, janë miratuar mbi 85% të masave për të cilën është obliguar Qeveria. Tani, po fillojmë fazën e 6 dhe 9, realizim të reformave thelbësore kryesisht në 3 shtylla, gjegjësisht në gjyqësor, shërbimet e inteligjencës dhe administratë publike. 6 javët janë përcaktues për 6 muaj e ardhshëm, ndërkaq 6 muajt e ardhshëm janë periudhë e artë për Maqedoninë”, tha Osmani.

Osmani tha se viti 2018 është mundësi historike për vendin dhe andaj ftoj që të gjithë t’i lënë menjë anë agjendat partiake dhe të bashkohen rreth interesit të përbashkët për të ardhmen e Maqedonisë.

“Kjo periudhë është e artë për Maqedoninë, si në aspektin e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian pse jo edhe për çështjen e integrimit në NATO. Ajo çfarë është me rëndësi është që të arrihet konsensus shoqëror, që të futet edhe opozita në këto reforma, natyrisht dhe sektorin civil Kërkova nga Ivanovi që të ndihmojë, kemi kërkuar edhe nga opozita që të jetë pjesë e këtij momenti, kemi përgjegjësi historike që ta shfrytëzojmë këtë moment. Gjeneratat e ardhshme do të na dënojnë se vetëm për agjenda partiake që të mos mundemi që t’i fillojmë bisedimet dhe të jemi pjesë e NATO-s”, shtoi Osmani.

Në lidhje me atë se a ka pasur Qeveria e re vërejtje nga Brukseli, Osmani tha se “vërejtje formale nuk ka pasur, por se ata janë në kontakt ditor me to dhe bisedojnë për çështjet të cilat duhet të plotësohen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button