“Ta Nea”: Marrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes me porosi për fqinjët

Me titullin “Marrëveshjet ndërmjet Bullgarisë dhe IRJM-së janë porosi për fqinjët”, gazeta greke “Ta Nea” përqendrohet në dhjetë marrëveshjet, memorandumet dhe protokollet  e nënshkruara dypalëshe për bashkëpunim në seancën e parë të përbashkët të të dy vendeve dje në Strumicë.

Marrëveshjet janë për bashkëpunim në sektorët për energji, mbrojtje, turizëm dhe teknologji, ndërsa dhe ministrat kompetentë nënshkruan marrëveshje për studimit të  marshrutave për ndërtim  të lidhjes së re të gazit midis dy vendeve. Në këtë hulumtim do të merren parasysh edhe gjatë realizimit të ndërlidhjeve të gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë, dhe  Bullgarisë dhe Turqisë, lajmëron BTA duke iu referuar gazetës greke.

“Ta Nea”, e citon kryeministrin e Maqedonisë, se me marrëveshjet udhëheqësit politikë e të dy vendeve kanë dërguar porosi të fortë ndaj rajonit dhe mbarë botës, se në këtë mënyrë ndërtohet miqësi, zbatohet politikë e fqinjësisë së mirë, zhvillohet bashkëpunimi dhe sigurohet stabilitet  afatgjatë.

LEXO: Qeveritë e Maqedonisë dhe Bullgarisë nënshkruan disa marrëveshje për bashkëpunim (FOTO)

Ai gjithashtu ka theksuar se kryeministri bullgar e ka mbështetur perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe se Kryesimi i ardhshëm bullgar me Këshillin Evropian si dhe kryesimet e e ardhshme të Austrisë, Rumanisë dhe Kroacisë duhet të shfrytëzohen me qëllim që në dy vitet e ardhshme të ketë  përparim real në lidhje me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në ato suaza edhe të Maqedonisë.

Në tekst theksohen edhe bindjet paraqitura të dy kryeministrave, se deri në fund të vitit Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim do të ratifikohet nga parlamentet e të dy vendeve dhe se pritet përgjigje nga Kisha Ortodokse Bullgare letër nga KOM, në të cilën kisha maqedonase ka kërkuar nga ajo bullgare të jetë një “kishë-amë”.

Lidhur me këtë “Ta Nea” shkruan se “Kisha Ortodokse e IRJM-së në vitin 1967 në mënyrë të njëanshme është shkëputur nga Patriarkana serbe dhe ka shpallur autonomi, të cilën nuk e njeh asnjë kishë ortodokse në botë”.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button