Mjeku amerikan pranoi se seksualisht ka ngacmuar më shumë se njëqind gra

Lari Nasar, mjeku i ekipit olimpik të gjimnastikës për femra të SHBA-së, i cili ngarkohet për 105 raste për ngacmim seksual të grave dhe vajzave, pas përgënjeshtrimit dhe heshtjes disamujore, u prononcua për fajtor në Gjykatën e Miçingenit, duke pohuar se pendohet për veprat.

Nasar është i akuzuar se seksualisht i ka ngacmuar vajzat derisa gjoja i ka kuruar në shtëpinë e tij apo në Klinikën e Universitetit “Miçigen Stejt”, ku ishte i punësuar.

Aktgjykimi për Nasarin do të shqiptohet në janar, ndërsa është e mundur të marrë dënim me burg të paktën 40 vjet.

Ai u përball edhe me akuza të tjera, në mesin e të cilave edhe posedim të pornografisë së fëmijëve.

Gjykatësja Rozmari Akvilina e kritikoi Nasarin se ai e ka shfrytëzuar atë që i është dhënë besim në mënyrë më të tmerrshëm – të abuzojë fëmijë.

Viktimat janë të zemëruar jo vetëm me Nasarin, por edhe me personat të cilët e kanë mbrojtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button