Turqia do të kërkojë ekstradim të 45 gjylenistëve nga 22 shtete

Turqia paralajmëroi se do të kërkojë prej 22 shteteve të kryejnë ekstradim të 45 personave të cilët janë të dyshuar për lidhje me grusht shtetin në vitin 2016, njoftoi agjencia Anadolia.

Mes shteteve janë edhe SHBA-ja, ku jeton predikuesi islamik Fetulla Gjylen, të cilin Turqia e akuzon se është organizatori kryesor i tentimit për grusht shtet dhe për të cilin veçmë janë ngritur shtatë kërkesa për ekstradim.

Kërkesa për ekstradim, mes tjerash, do t’u dërgohen edhe Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Maltës, Izraelit, Norvegjisë, Egjiptit dhe Shqipërisë.

Për tentimin për grusht shtet, të kryer më 15 korrik të vitit 2016, janë vrarë rreth 250 persona, ndërsa disa mijëra janë plagosur. Protesta masive të qytetarëve e kanë penguar tentimin e njësive të rebeluara të armatës që ta ndërmarrin kontrollin mbi institucionet qeveritare, mediat shtetërore dhe objektet kyçe infrastrukturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button