BFI: Përkundër reagimeve, minarja në Xhaminë e Ohrit do të vendoset (FOTO)

Organizata qytetare “Sovest”, reagon ndaj rikonstruimit të Xhamisë “Ali Pasha” në Ohër, duke vlerësuar e njëjta nuk e ka dokumentacionin e duhur për rikonstruim, gjegjësisht problemi sipas tyre është ndërtimi i minares 33 metëra, njofton Portalb.mk.

Xhamia Ali Pasha“E ftojmë Prokurorinë Publike, Avokatin e Popullit dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të japim interpretimin e tyre dhe të ndalohet rikonstruimi i Xhamisë “Ali Pasha” në qendër të Ohrit, pasi që e njëjta nuk po bëhet sipas dispozitave ligjore. Nuk kemi asgjë kundër konservimit të xhamisë si objekt i rëndësie historike të mbrojtur me ligj, por se e kundërshtojmë ndryshimin e dukjes së objektit, rrethit të saj, por edhe planit për ndërtimin e minares 33 metra në qendrën e Ohrit”, thonë nga shoqata “Sovest”.

Nga ana tjetër, BFI për Portalb.mk, thotë se Xhamia në Ohër në aspektin administrativ, juridik dhe atë të dokumentacionit, të gjitha ka kaluar dhe ajo do të rikonstruohet.

“Me lejen e Zotit xhamia do të ndërtohet. Të gjitha aspektet si  juridike, ashtu administrative dhe të gjitha dokumentet i kemi. Këto që bisedohen, këto çka dalin janë vetëm një tendencë, xhamia ka leje për ndërtim, leje për rikonstruim nga Qeveria e Maqedonisë. Edhe pse është pronë e jona, ajo është njëra prej monumenteve që mbrohen me ligj, por ajo do të rikonstruohet pavarësisht se çfarë zërash ka, ajo do të rikonstruohet”, thotë për Portalb.mk, Muzemil Osmani nga BFI.

Ai shton se pengesa e organizatës qytetare është minarja, pasi që ata nuk duan që të jetë 33 metra.

“Pengesë është minarja, nuk duan që të jetë 33 metra, por në bazë të dokumentacioneve, origjinalja ka qenë aq dhe do të kthehet ashtu sikur ka qenë. Edhe për minaren kemi leje në aspektin administrativ dhe juridik dhe e njëjta do të ndërtohet”, shton Osmani. .

Ndryshe, Xhamia e “Ali Pashës” është ndërtuar në vitin 1573 nga Sulejman Pasha. Në këtë kohë ajo gjithashtu shërbeu si një shkollë e mesme fetare.

Më vonë në vitin 1823 xhamia është rinovuar nga veziri Ali Pasha, prandaj edhe e ka marrë emrin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button