Ambasada e Zvicrës organizon sfidë 14 ditore për jetesë të qëndrueshme në rajon

Ambasada e Zvicrës në Shkup dhe Qendra për Hulumtim dhe Informim të Ambientit Jetësor “Eko-svest” (Eko-vetëdije) ju ftojnë të merrni pjesë në sfidën e parë 14-të ditore për jetesë të qëndrueshme në rajon, njofton Portalb.mk.

“Sfida 14-ditëshe për jetesë të qëndrueshme në rajon do të fillojë nga 1-dhjetori dhe do të përfundoj me 14-të dhjetor 2017. Gjatë sfidës nga ju pritet të që së paku një herë në ditë të publikoni në cilindo rrjet social (twitter, facebook, Instagram) se cila do të ishte zgjedhja juaj për jetesë të qëndrueshme që keni aplikuar në ditë duke përdorur hashtazin zyrtar #14DitëQëndueshmëri ose #14DaysSustainability”, thuhet në informim.

Nëse jeni të interesuar ta pranoni sfidën. Dërgoni përgjigje të konfirmuar në emilin e elena@ekosvest.com.mk më së voni deri 27 nëntor 2017.

Përveç kësaj,  ju dërgojnë edhe një prezantim të shkurtër me idetë për praktikat e përditshme të qëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP