Komuna e Çairit e rrënoi një objekt pa leje dhe parandaloi uzurpimin e një prone (FOTO)

Komuna e Çairit dje ka filluar aksionet e para për rrënimin e objekteve pa leje në territorin e saj dhe lirimin e vendeve të uzurpuara pa të drejtë ligjore, njofton Portalb.mk.

“Për momentin plan aksional nuk ka, por po shqyrtohet terreni dhe po shihet se ku është bërë shkelje e normave ligjore që të ndërmerren masat e nevojshme. Pas identifikimit të dy vendeve të para kemi reaguar. Gjatë ditës së djeshme është rrënuar objekti (mbindërtimi) pa leje nga Inspektorati Komunal i Komunës së Çairit në rr. Krste Asenov (përballë xhamisë Abdulkadër Arnauti) dhe është liruar zona e uzurpuar pa leje në afërsi të kopshtit për fëmijë “Piter Pan” në afërsi të Qendrës Tregtare Mavrovasja”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla.

Ai shton se Komuna e Çairit do të vazhdojë me aksionet e këtilla me qëllim që “të sundojë ligji dhe rregullat për përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

23754710_10154853055392407_8640275629412065832_n

23754804_10154853054292407_645553689774463946_n

23795062_10154853054457407_8120899015741014476_n

23844919_10154853054082407_105820572044575600_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button