Rasti “Shuplakat”, 6 muaj burg me kusht për Tomisllav Llazarovin

Vetëm 6 muaj burg me kusht për Tomsillav Llazarovin, i cili është i akuzuari i katërt për rastin “Shuplakat” në Komunën Qendër, njofton Portalb.mk.

Ai nuk ka dashur ta komentojë vendimin e Gjykatës Penale për kryerjen e veprës penale, me qëllim që siç tha ai “nuk do ta dëmtojë procedurën”. Vendimi është i plotfuqishëm, pasi që edhe ai, por edhe PSP kanë hequr dorë prej ankesës.

Përndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, Llazarov, i akuzuar për dhunë, bashkë me persona të tjerë, ka nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Ndryshe, në seancën ku Llazarov u deklarua se është fajtor të akuzuarit tjerë, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski thanë se nuk ndjejnë faj. Faj nuk ndjen as deputetja Daniella Rangellova e cila gjatë ngjarjeve ishte këshilltare në Komunën Qendër.

Ndërkaq, në fillim të gjykimit i akuzuari i shtatë Dimçe Kërstev kërkoi shtyrje të gjykimit sepse nuk është ndjerë mirë. Gjykatësja Mihajllova e liroi Kërstevin nga gjykimi paraprak dhe me kërkesë të prokurores Fatime Fetai e veçoi procedurën për të. Gjithsej në këtë rast janë të akuzuar 14 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button