BE: Armenia pritet të jetë pjesë e marrëveshjes për zgjerim

Liderët e gjashtë vendeve të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel, në përpjekje për një bashkëpunim më të afërt mes BE-së dhe republikave ish-sovjetike.

Ngjarja kryesore në samit do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes për zgjërim të partnershipit të BE-së me Armeninë, transmeton REL.

Ky pakt, përjashton tregun e lirë dhe është më pak ambicioz se marrëveshjet me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Sikurse këto vende, Armenia pati diskutuar me BE-në marrëveshjen e asociacionit, megjithatë presidenti, Serzh Sarkisian, kishte braktisur marrëveshjen në vitin 2013 nën trysninë ruse.

Sarkisian i ka thënë RFE/RL se Rusia asnjëherë nuk kishte ndërhyrë sa i përket bashkëpunimit me BE-në.

Bashkimi Evropian ka organizuar “Partnershipin Lindor” në vitin 2009 për të promovuar integrim ekonomik dhe vlera Evropiane në gjashtë vende të Evropës lindore dhe të Kaukazisë jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button