7 vjet nga hyrja në Televizionin A1, Velija Ramkovski i vizitoi hapësirat e shkatërruara (VIDEO)

Përpara 7 vjetëve, më 25 nëntor të vitit 2010 ka ndodhur sulmi i parë ndaj televizionit më të shikuar në Maqedoninë e pavarur, Televizioni A1, njofton Portalb.mk.

“Televizioni A1 u rrethua nga forcat policore, veturat dhe xhipat e policisë të cilët e kanë bllokuar televizionin. Të gjithë gazetarët dhe inçizuesit e Televizionit A1 nuk mundin të punojnë dhe iu ndalua lëvizja e lirë. Përfaqësuesit e policisë ende janë para derës së Televizionit A1. Qëndroni me ne sonte…”, ka njoftuar në natën e 25 nëntorit të vitit 2010, Televizioni A1.

Kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, i ka ftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë, që “informatat që vijnë nga Televizioni A1 si dhe gazetat, Vreme, Koha dhe Koha e Re, t’i marrin me rezervë serioze”.

Ai ishte fillimi i golgotës e cila ka rezultuar me burgosjen e pronarit të televizionit, Velija Ramkovski, disa anëtarëve të familjes së tij, përfshirë edhe vajzën e tij Emel Ramkovska, por edhe disa persona të cilët kanë udhëhequr me ndërmarrjen. Përveç tyre, policia i arrestoi edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ndërkaq shtatë muaj më vonë u mbyll edhe televizion, për të cilin Gruevski thoshte se nuk ka qenë qëllimi që të sulmohet.

Sot nga A1 kanë ngelur vetëm kujtimet dhe shumë inçizime “për” dhe “kundër” A1 në Youtube, të cilat dëshmojnë për fuqinë e saj.

Me këtë rast, Ramkovski, i cili para disa kohe u lirua përkohësisht nga burgu, i ka vizituar hapësirat e televizionit ku dikur ka funksionuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP