Donçev: Ndërmarrja e kumbarit të Gruevskit ka importuar barna të falsifikuara

Drejtori i Fondit të Shëndetësisë, Den Donçev, në një intervistë për “Fokus” thotë se nga importimi paralel i barnave më së shumti kanë fituar ndërmarrjet e afërta me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

“Tre ndërmarrje që e kanë kontrolluar mbi 50% të tregut në importim paralel edhe janë në lidhje kumbarie dhe relacione familjare me ish Nikolla Gruevskin”, thotë Donçev.

Ai thekson se policia turke edhe para dy viteve ka paralajmëruar për kapacitete të nëntokës në Turqi që kanë prodhuar barna për tregun e Maqedonisë. Ato janë prodhuar nga burime të dyshimta, ndërkaq janë paketuar në ambalazhe origjinale, të cilat kanë ardhur nëpërmjet të ashtuquajturit importim paralel, pa kurrfarë certifikate për kualitetin, pasi që në vitin 2013 u shfuqizuan dispozitat ligjore,

Ndryshe, përpara 10 ditëve, Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur hetim për importimin paralel të barnave. Të njëjtin rast e shqyrtojnë dhe nga Prokuroria thonë se do të ndërmarrin masa përkatëse për procedurën parahetimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button