Arabia Saudite do të blejë armë amerikane me vlerë prej shtatë miliardë dollarë

Arabia Saudite vendosi të blejë armë me vlerë prej shtatë miliardë dollarë, të prodhuar nga kompani për industri ushtarake të SHBA-së, kumtuan burime mirë të informuara.

Kompanitë e zgjedhura janë “Rejtin” dhe “Boing”, të cilët refuzuan të komentojnë.

Kjo është pjesë e marrëveshjes për furnizim me armë me vlerë prej 110 miliardë dollarë, të lidhur gjatë vizitës së presidentit amerikan Donald Tramp në Arabinë Saudite në maj të këtij viti.

САД Саудиска Арабија

Shitja e armës për Riadin dhe vendet tjera nga Këshilli për bashkëpunim në Gjirin persik është temë gjithnjë e më e kontestueshme në Kongresin e SHBA-së, i cili duhet ta miratojë marrëveshjen. Departamenti i Shtetit ende nuk i ka informuar kongresmenët për marrëveshjen.

“Nuk nuk konfirmojmë ose demantojmë shitjet, derisa Kongresi zyrtarisht nuk informohet për to”, deklaroi një përfaqësues i Departamentit të Shtetit.

Sipas përfaqësuesit të Qeverisë amerikane, marrëveshja përfshin periudhë prej dhjetë viteve, ndërsa deri te dërgesa e parë reale mund të kalojnë më shumë vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button