Ligji i gjuhëve “polemizoi” Dimovskin dhe Zaevin (VIDEO)

Në pjesën e parë të seancës së 23 kuvendore me rend dite parashtrimi i pyetjeve nga deputetët nxiti polemika ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i cili si pyetje të parë që e parashtroi ishte “pse ligjit të gjuhëve iu vendos flamuri evropian kur nuk ishte prioritet siç edhe e vlerësoi Han?”, raporton Portalb.mk.

“Është e drejtë demokratike që të vendoset flamuri evropian në ligjin e gjuhëve që të arrijmë deri te vlerat evropiane. Kohezioni social është punë e rëndësishme dhe Qeveria do të punojë në këtë drejtim”, tha Zaev.

“Nëse është në pajtueshmëri me legjislaturën evropiane këtu iu ikë vetëm debatit publik. Ligjet nuk duhet të kenë elemente diskriminuese”, tha Dimovski në pyetjen shtesë pas përgjigjes së Zoran Zaevit i cili shtoi “se në këtë ligj kishte debat më së shumti. Në mënyrë transparente duke mundësuar që qytetarët të jenë të barabartë. Duhet të shkojmë përpara duke shkatërruar paragjykimet”.

Si pyetje tjetër që u parashtrua nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kishte të bëjë me atë, për siç tha ai “reformat që u paralajmëruan nga Qeveria e Maqedonisë se do të kemi administratë dhe udhëheqësi institucionale të kualifikuar kurse nga ana tjetër janë emëruar drejtor me shkollë të mesme ku në krye të sallës së sportit qëndron profesori i muzikës”.

Pyetjes se Dimovskit “Kur do ti kemi personat e kualifikuar në krye të institucioneve?”, kryeministri i Maqedonisë iu përgjigj duke thënë se “nëse ndokund kemi individë joadekuat si do të mundte të korrigjohet nga Qeveria e re. Me vëmendje dëgjoj dhe ndjek, individ joprofesional nuk do të ketë në institucione” tha Zaev.

Dimovski në pyetjen shtesë kërkoi që të numërojë së paku pesë emërime kuadrovike të cilat kanë qenë të miratuara nga VMRO-DPMNE-ja, për të cilën Zaev tha se ata janë kuadro të pandryshuara të VMRO-DPMNE-së.

“Nëse duhet të numërojë në mënyrë precize, ata janë udhëheqës dhe drejtorë të VMRO-DPMNE-së. Ndërsa nëse ka pasur deri më sot ndonjë që është dashur të ndryshohet, ajo duhet të vërtetohet me procedurë. Shumë vendime kuadrovike janë vetëm kryerës të detyrës. Të gjitha procedurat tjera do të realizohen në mënyrë transparente. Do të shihni njerëz apartiak në shumë institucione, sikurse deri tash. Prioriteti i parë do të jetë kualiteti dhe më pas përvoja, kurse në fund do të merret parasysh përkatësia sociale, intelektuale dhe përkatësisë partiake”, tha Zaev.

Në seancë kuvendore u parashtruan pyetje të shumta nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizja BESA.

Pyetjet që u parashtruan kishin të bëjnë me ligjin e gjuhëve, kuadrot cilësore në institucione shtetërore, konfliktit të interesit të krerëve shtetëror dhe hetimit ndërkombëtar të rasteve të montuara politike.

_________________________________________________________________________

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 23-të në të cilën në rend dite janë parashtrimi i pyetjeve të deputetëve. Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të Qeverisë së re do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve.

Seancën për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, Parlamenti fillon ta mbajë pas 100 ditëve nga formimi i Qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale, ajo u shty. Seanca, sipas Rregullores, mbahet çdo të enjten e fundit të muajit, por këtë herë është zhvendosur për të premten, duke e pasur parasysh seancën e sotme të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në Strumicë.

Orarin e parashtrimit të pyetjeve të deputetëve e konfirmon kryetari i Kuvendit në marrëveshje me koordinatorët e grupeve parlamentare, në mënyrë e cila do të sigurojë raport dy ndaj një në dobi të deputetëve nga grupet e deputetëve në opozitë dhe të deputetëve në opozitë të cilët nuk janë të organizuar në grupe të deputetëve.

Seanca e fundit për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve është mbajtur më 29 shtator të vitit 2016, pak para shpërndarjes së përbërjes së kaluar të Parlamentit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në dhjetor, pas çka u formua Qeveria e re. Në pyetjet përgjigjeshin ish kryeministri Emil Dimitriev dhe ministrat nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për sot i caktoi vazhdimet e seancës së 8-të, në të cilën duhet të debatohet për zëvendës të sekretarit të përgjithshëm dhe seancën e 12-të në të cilën janë dy ligjet e tjera të opozitës.

Është caktuar edhe mbledhja e komisionit juridiko-ligjdhënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button