Pheniani ndërron ushtarët në kufi me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut ndërron ushtarët në kufi, pasi që një ushtar i saj ishte qëlluar me armë javën e kaluar gjatë përpjekjes për të ikur në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e agjencisë kombëtare të Koresë së Jugut, Yonhap, të bazuar në një zyrtar të inteligjencës thuhet se Koreja e Veriut ka ndërruar ushtarët pas rastit të plagosjes së një ushtari të saj, i cili u qëllua me armë nga kolegët e tij ushtarak, duke dashur të ikte në Jug.

Duke bërë të ditur se kanë marrë informacione se Koreja e Veriut ka ndërruar të gjithë zyrtarët e sigurisë në kufirin me Korenë e Jugut, zyrtari i inteligjencës thotë se sipas gjasave të mëdha për shkak të rastit do të ndëshkohen edhe zyrtarët e lartë ushtarakë edhe komandanti përgjegjës për trupat ushtarake në kufi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button