Haradinaj shpall 28 nëntorin festë zyrtare: Dita e Shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, ka vendosur që 28 Nëntorin,  ta shpallë ditë pushimi si Ditë e Shqiptarëve. Haradinaj e shpall ditë pushimi 28 Nëntorin që njihet tradicionalisht si “Dita e Flamurit”, për të respektuar vlerat historike dhe kulturore, si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.

“Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, shkruan Haradinaj në faqen e tij në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button